Pas një seance maratonë, Kuvendi i Kosovës votoi projektligjin për buxhetin e vitit 2019, që do të jetë mbi 2,3 miliardë euro. Pro buxhetit votuan 65 deputetë. Për votimin e buxhetit, PSD-ja kishte vënë disa kushte, mes të cilave shkarkimin e ministrit të Bujqësisë, që u bë gjatë së shtunës.
Buxheti i vitit 2019 këtë vit është votuar shumë vonë dhe kjo ka bërë që të ketë edhe një projekt-vendim të qeverisë për zgjatjen e ndarjeve buxhetore për muajin shkurt.
“Punonjësit publikë në Republikën e Kosovës tani mund të themi se krahasohen edhe me vendet e Bashkimit Evropian për pagesat qe do t’i kenë që sot”, tha kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.
Kryeministri Ramush Haradinaj ndërkohë përshëndeti miratimin e buxhetit duke theksuar se ky është buxheti më i madh dhe më zhvillimor që do t’i paraprijë rritjes ekonomike prej 4,7%. Haradinaj vlerëson se me buxhetin më të madh në historinë e saj, Kosova hyn në një etapë të re zhvillimore.
/a.meta