Gjykata e Kavajës ka caktuar sot masën arrest me burg për 7 adoleshentët, të cilët disa ditë më parë përdhunuan në grup një 15-vjeçare. Mësohet se të 7 të rinjtë janë arrestuar një ditë më parë nga forcat e rendit, ndërkohë që një 15 vjeçar tjetër është shpallur në kërkim. Të adoleshentët akuzohen për veprën penale të kryerjes së “marrëdhënieve seksuale më të mitur” Ngjarja e rëndë ndodhi në Shkollën 9 vjeçare, Rilindja në qytetin e Kavajës./a.meta