Shqipëria zor se ofron të dhëna të sakta për dhunën seksuale ndaj fëmijëve. Një studim ndërkombëtar e ngel Shqipërinë në klasë, duke i dhënë 0 pikë përsa i përket mbrojtjes së të miturve nga abuzimi dhe dhuna seksuale. Sociologia Entela Binjaku thotë: “Mungesa e statistikave vjen sepse kjo temë është ende tabu tek ne”.
Lideri global “The Economist” analizoi 40 vende të botës dhe Shqipëria ka 0 pikë për mekanizmat jofunksionale të saj. Sipas një studimi të BECAN-it (Studimi Epidemiologjik Ballkanik mbi Abuzimin dhe Neglizhimin e Fëmijëve), në Shqipëri rreth 12% e fëmijëve janë viktima të ngacmimeve seksuale dhe rreth 5% e tyre janë viktima të abuzimit seksual.
/a.meta