Përmes një dekalrate për mediat, deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj tha se i ashtëquajtrui pakti për Universitetin i propozuar nga qeveria është një pazar në kurriz të shqiptarëve. Duke iu referuar mungesës së ministres së Arsimit gjatë një takimi që zhvilloi Rama sot me studentët e Mjekësisë, Kejdi Mehmetaj shprehet se sot doli e qartë se tani për Ministër Arsimi nuk kemi më Besa Shahinin, por bedelin e saj, ose e thënë me qartë zëvendësuesin e saj Edi Ramën.
“Kjo u pa në takimin e sotëm, ku ministresha mungonte dhe me një grusht të vogël studentësh të mjekësisë përkundrejt mijëra të tjerëve që studiojnë në atë fakultet, Edi Rama tregoi që në të vërtetë Pakti për Universitetin është Pazar për Universitetin. Një pazar i rëndë në kurriz të shqiptarëve që trembet nga transparenca dhe nga kamerat. Pakti për Universitetin është në të vërtetë Pazari Universitetin që shet studentët dhe pedagogët për interesat e Edi Ramës”- tha Mehmetaj.
/a.meta