Aktori i njohur serb, Predrag Miki Manojloviç, ka deklaruar se nuk do të zemërohej nëse Serbia do ta njihte Kosovën shtet i pavarur.
“Unë nuk do të isha i zemëruar nëse Serbia e njeh kosovën.
Mendoj se me të gjitha gabimet të cilat janë bërë në 110 vitet e fundit nga pala serbe ndaj shqiptarëve dhe anasjelltas, me të gjitha dobësitë e shqiptare e serbe, politika e dhunës asnjëherë nuk sjell asgjë të mirë”, citohet të ketë thënë Manojloviç për Deutsche Welle, përcjell Telegrafi.
Duke komentuar protestat e fundit në Serbi, Manojloviç ka vlerësuar se ato janë të kota, sepse, sipas tij, opozita në Serbi nuk ka program.
/a.rada