Një sulm kibernetik, i nisur në një shkallë globale, do të kishte potencialin për të shkaktuar dëme prej gati 200 miliardë dollarë, sipas projektit Cyber Risk Management, me seli në Singapor, e specializuar në rreziqet e IT, që përfshin siguruesit ”Lloyd” dhe ”Aon”.
Sipas studimit, një sulm kibernetik që shfrytëzon ‘’ransomware’’ (virusin që “merr peng” sistemet kompjuterike ) mund të kushtojë 193 miliardë dollarë dhe godet mbi 600 mijë kompani në mbarë botën.
Sipas një skenari hipotetik, sulmi niset nëpërmjet një e-maili të infektuar, i cili i përcillet të gjitha kontakteve të atyre që e hapin atë dhe brenda 24 orëve arrin të përhapet deri në pikën e sekuestrimit, kodimit, të dhënave që përmbahen në 30 milionë pajisje në mbarë botën.
Kompanitë më pas do të detyroheshin të paguanin shpërblime ose të zëvendësonin pajisjet e infektuara.
Sipas ekspertëve, sektori i shëndetësisë dhe sektori i shitjes me pakicë do të preken më shumë, me 25 miliardë dollarë secila, pasuar nga prodhimi.
Në një nivel gjeografik, sulmi do të ishte më i rëndë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të rrezikonte 89 miliardë dollarë, ndërsa për Europën 76 miliardë.
/a.rada