Nenad Rikalo, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është shkarkuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka falënderuar Rikalon për bashkëpunim.
“Në proceset politike para vetes, do të respektoj angazhimin e secilit.
Ministri Rikalo ishte ministër i respektuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Bashkëpunimi me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, do të vazhdon palëkundur”, – shkroi Haradinaj.
Partia opozitare, Partia Socialdemokrate e ka kushtëzuar Qeverinë e Kosovës që në këmbim të votës për Projektbuxhetin për vitin 2019, të lirojë nga detyra ministrin Rikalo.