Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një postimi në “Facebook” ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë të përzgjedhurit e sistemit në programin për vizat.
Ambasada amerikane njofton të përzgjedhurit e vizave se data e takimit në ambasadë do të caktohet vetëm nëse sjellin në kohë, në mënyrë elektronike, përmes emailit, të dhënat e tyre.
Postimi i plotë
Informacion i rëndësishëm për të përzgjedhurit e DV2019: Juve do t’ju caktohet një datë takimi vetëm nëse i dërgoni elektronikisht KCC-së dokumentet tuaja. KCC do t’ju dërgojë një email me listën e dokumenteve të kërkuara. Lutemi vizitoni 👉 https://dvselectee.state.gov #pyetanen