Aftësia e baktereve, viruseve, parazitëve për t’i rezistuar mjekimeve është futur në listën e 10 rreziqeve kryesore të shëndetit publik për 2019 nga OBSH. Por kjo rezistencë antimikrobike, që duket se po na kthen prapa në kohë, pikërisht atëherë kur sëmundje të caktuara nuk mund të trajtoheshin, shihet ende me shpresë nga shkenca.
Kjo shpjegohet në një artikull në revistën New Scientist, ku flitet pikërisht për progreset që tani po bëhen të dukshme në këtë luftë. Aktualisht në botë janë 56 antibiotikë të rinj që sapo kanë kaluar fazën e testimit mbi kafshët dhe tani do nisin ajo klinike mbi njeriun.
Ndërkohë që janë edhe 98 të tjerë, që po nisin tani fazën e testimit mbi kafshët dhe 2/3 e këtyre veprojnë në mënyrë të re, ndryshe nga antibiotikët e sotëm.
Kjo fushë ka njohur vështirësi të mëdha dhe në mbarë globin në 2018 numëroheshin vetëm 800 qendra të kërkimeve mbi antibiotikët, të cilat kanë pësuar një rrudhje të ndjeshme pavarësisht kërkesës së lartë për të krijuar një klasë të re antibiotikësh që të luftojë superbakteret.
Sipas të dhënave, në dhjetë vjeçarët e fundit, nuk është zbuluar asnjë klasë e re antibiotikësh. Të gjithë ata që janë aktualisht në treg janë krijuar 30 vjet më parë dhe janë thjesht variacione të produkteve medicinal të viteve 80.
/a.meta