Ish-trajneri i Juventusit, kampion i trefishtë në Serinë A, ka qenë ditën e sotme në selinë e Interit. Lajmi është përhapur me shpejtësi duke ka sjellë shumë reagime në opinionin zikaltër dhe më gjerë.
Antonio Konte është një nga më të pëlqyerit e Marotës, që e solli në Torino trajnerin i cili u shndërrua arkitekti i tre titujve të parë kampion në vitet e fundit dhe që i hapën rrugën dominimit absolut të bardhezinjve në Apenine.
Rezultatet e Interit nën drejtimin e Luçano Spaletit kanë qenë zhgënjyese. Eliminim i parakohshëm nga Liga e Kampioneve dhe dalja e shpejtë nga lufta për titutull me zikaltërit që janë 19 pikë larg Juventusit kryesues, kanë tronditur besimin e drejtuesve te Spaleti.
Antonio Konte në dalje të selisë zikaltër në Milano nuk u është përgjigjur interesit të gazetarëve, duke thënë vetëm një “no coment”, por ndërkohë fantazia e tifozëve të Interit ka arritur kulmin.