Policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Gjirkoastrës ka arrestuar Donaldo Nelaj i cili është oganizatori i grabtijes të ndodhur një javë më parë në Memaliaj.
Gjatë grabitjes grabitësi dhunoi 70-vjeçarin dhe nën kërcënimin e armës i mori një shumë parashë prej 50 mijë lekësh.
Po ashtu, në kuadër të këtij aksioni janë arrestuar para pak ditëve si të dyshuar në dhe Ilirjan Korbi, Dali Nelaj, Ari Isomati dhe Armando Cakaj si te dyshuar per kete ngjarje.
Si ndodhi ngjarja
Ngjarja ndodhi të martën e kaluar në një dyqan në qendër të qytetit të Memaliaj, në
pronësi të Mustafa Mustafait. Mustafai me bashkëshorten ishin ende në dyqanin e tyre në kohën kur një person i paidentifikuar i ka goditur dhe i ka marrë me forcë rreth 50.000 lekë si dhe një telefon.
Kambisti 70-vjeçar përfundoi në spitalin rajonal “Omer Nishani” Gjirokastër me gjithë bashkëshorten Thëllëze Mustafai për shkak të plagëve të rënda në kokë.