Merveil Ndockyt? Ju thotë gjë ky emër?! Tifozëve të Tiranës, sigurisht që po. Një talent për të cilin do të dëgjojmë të flitet dhe shumë madje. Vetëm 20 vjeç, ka bërë hapin e madh në karrierë, pasi sot ka firmosur me Barcelona B. I lindur më 20 korrik të vitit 1998 në Brazzaville, u ble nga Getafe te bardheblutë dhe më pas u huazua te Mallorca këtë sezon, në Segunda Division.
Getafe e mbajti vetëm pak, teksa luajti gjashtë ndeshje. Më pas, kalimi te Mallorca, ku ka luajtur këto gjashtë muaj pesë ndeshje. Me Tiranën ka luajtur në sezonin 2016-2017, 29 ndeshje, duke shënuar edhe pesë gola dhe fitoi Kupën e Shqipërisë.
Tirana e shiti në Spanjë për 400 mijë euro. Pasi kreu vizitat mjekësore ditën e sotme, ai firmosi kontratën dhe u prezantua në “Ciutat Esportiva Joan Gamper”. Formula: huazim me të drejtë blerje në fund të sezonit.
“Është një kënaqësi e pamasë, kur më thanë lajmin isha mëse i lumtur. Ishte një lajm që më entuziazmoi shumë dhe gjithashtu bëri të lumtur edhe familjen time”, tha Mereveil.