Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të jetë i ftuar, sonte në orën 21:00, në emisionin “Të Paekspozuarit”, në News24.
Presidenti i ka komunikuar autorit të emisionit se dëshiron dhe është i gatshëm të përballet në puntatën e ardhshme të emisionit “Të Paekspozuarit”, me ish kryeministrin Sali Berisha.
Ky i fundit ka paraqitur një sërë argumentash kundër idesë për korrigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Kjo është një ftesë e hapur dhe publike, që presidenti Thaçi i dërgon ish kryeministrit Berisha.
Nuk dihet nëse ky i fundit do të përgjigjet pozitivisht.
/a.rada