Zv.kryeministri Erion Braçe ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Mbrëmje Ide’ të Mirela Milorit, në lidhje me shit-blerjen e votave gjatë zgjedhjeve të 2017.
Braçe është shprehur se gjatë zgjedhjeve, vete personalisht ka ndjekur pas rrugacët e PD dhe LSI, të cilët thasët me lekë i kanë hedhur në kanal pasi kanë vënë re se ndiqeshin.
‘Kam ndjekur pas drejtor Burgu e drejtor AKU-je.
Thasët me lekë i kanë hedhur në kanal me ujë. Në Lushnje i kam ndjekur mbrapa se në Divjakë nuk ua mbante.
Si nuk gjeti prokuroria e Llallës një fakt për këto blerje.
Rrugacët e PD dhe LSI qarkullonin në rrugët e Fierit dhe Lushnjes me thasë me lekë’, ka përfunduar Erion Braçe.
/a.rada
Bibilush, po ata të Dakos, Roshit e Ndokës i ndiqje?