Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një person që po tentonte të vidhte një automjet të parkuar, ka pësuar atak kardiak.
Ngjarja ka ndodhur në një qytet pranë Sao Paulo në Brazil. Kamerat tregojnë tre persona që po i afrohen ngadalë makinës së parkuar të një pastori. Hajdutët tentuan të hapnin automjetin, por grabitja shkoi tmerrësisht keq.
Njëri prej hajdutëve, sapo hapi derën e makinës, u rrëzua përtokë. Ai kishte pësuar atak kardiak dhe kishte humbur jetën. Hajduti i dytë u frikësua dhe u largua me vrap, por u rikthye.
Ai kontrolloi shokun e tij dhe pa se kishte ndërruar jetë. Kurse hajduti i tretë po qëndronte nga ana e pasagjerit. Aty u shfaqën më pas pastori dhe një grua. Ndërsa dy hajdutët e mbetur u larguan. Policia braziliane nuk ka raportuar asnjë arrestim.
/a.r