Me ftesë të kryeministrit Ramush Haradinaj, ka nisur në Qeveri një takim në mes të krerëve të koalicionit PANA. Në zyrat e Qeverisë, veç Haradinajt, tashmë kanë ardhur edhe Kadri Veseli i PDK-së, Fatmir Limaj i Nismës dhe Behgjet Pacolli i AKR-së.
Ky takim i jashtëzakonshëm vjen pas çarjeve të mëdha brenda koalicionit për taksën 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Pas presionit të SHBA-së e BE-së, PDK-ja po kërkon që Qeveria të suspendojë taksën për 120 ditë, që po kundërshtohet fuqishëm nga kryeministri Haradinaj e po përkrahet edhe nga Limaj, përgatiti Koha. (b.an)