Partia Demokratike e Kosovës u ka bërë thirrje krerëve institucionalë dhe politikë që të heqin dorë nga qasja dhe protagonizmi i njëanshëm politik dhe të bashkërendojnë veprimet në interes të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.
PDK, po ashtu, ka kërkuar që të hiqet dorë nga deklarimet për korrigjimin e kufijve, si dhe nga deklarimet për thirrjen e një Konference Ndërkombëtare për Kosovën.
Idenë e një Konference të tillë, PDK e sheh si rrezik real të rihapjes së statusit final të Kosovës, i zgjidhur përfundimisht me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, si dhe rrezikun e involvimit të Rusisë në proces.
“Pikëpamjet personale janë legjitime, por qëndrimi zyrtar dhe vendimmarrja për vendin duhet të jenë shtetërore, gjithmonë dhe në çdo rast. Kuvendi i Republikës së Kosovës është institucioni më i lartë i shtetit dhe asnjë vendim nuk ka vlerë pa marrë miratimin e deputetëve të tij”, thuhet në këtë deklaratë, raporton Klan Kosova.
a.cupaj