Një ish-polic është qëlluar për vdekje me armë zjarri pranë shkollës “At Zef Pllumbi”, në zonën e Tiranës së Re.
Nga të dhënat e para raportohet se viktimë ka mbetur Arben Bilali, rreth 50 vjeç.
Arben Bilali ka punuar për shumë vite si punonjës policie tek Komisariati nr.2 dhe me FNSH.
Mësohet se Bilalit i është bërë një atentat në vitin 2010, nga i cili ai ka mbetur i plagosur.
Ndërsa në vitin 1998 atij iu vra vëllau Bujar Bilali. Ndërsa në vitin 2010, në po të njejtin vend atij i kanë ekzekutuar vëllain, Leonard Bilali, ish-mundës i Dinamos. Për të dyja këto vrasje nuk ka asnjë të dënuar.
Mësohet se ish-polici prej vitesh ishte i ngujuar në një shtëpi të pajisur me kamera sigurie.
Sipas mediave, autorët pasi kanë qëlluar në drejtim të ish-efektivit të Policisë së Shtetit janë larguar nga vendngjarja me një makinë tip “Benz”.
Edhe pse u transportua në kohë në spital, për shkak të plagëve nuk arriti të mbijetonte.
Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa ka ngritur pika të shumta kontrolli
Njoftimi i policisë:
“Tiranë Informacion paraprak Rreth orës 14:35 në zonën e Selitës është plagosur me armë zjarri një shtetas i moshës rreth 50-vjeç, i cili ndërroi jetë në spital. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.
a.cupaj