E ftuar në oranews, Arta Dade ka folur edhe për marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama. Dade tha se ka patur bashkëpunim të vështirë me Ramën në PS dhe sipas saj, kjo ishte një ndër arsyet se pse u largua edhe nga partia.
Dade kritikoi edhe qëndrimin e kryeministrit Rama për rastin e Venezuelës.
“Unë me zotin Rama edhe kur kam qenë në parti kam pasur vështirësi të jashtëzakonshme për të bashkëpunuar me të. Fakti që unë refuzova të jem pjesë e kryesisë, është se nuk kam qenë asnjëherë dakord me atë si drejton partinë dhe vendin. Nuk jam dakord me atë që i dërgoi z.Rama të vetëshpallurit President të Venezuelës në emër të popullit shqiptar. Kryeministrit nuk mund të shkruaj në emër të popullit shqiptarë sepse në emër të popullit shqiptar flet Presidenti. Kjo tregon se mendësitë e zotit Rama për drejtimin e vendit janë tejet të kufizuara”, tha Dade
a.cupaj