Dy aksidentë të rënda kanë ndodhur mesditën e së martës, në Tiranë dhe Lezhë, ku kanë mbetur të plagosura rëndë dy vajza
Aksidenti i parë ka ndodhur në Vaqarr, ku një automjet ka përplasur një 20-vjeçare, teksa po kalonte rrugën
Mësohet se e reja është plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spital.
Mësohet se një mjet tip ‘Benz’ ka përplasur 20-vjeçaren që po kalonte rrugën, por identiteti i saj nuk bëhet i ditur
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po punon për zbardhje e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Ndërkohë në Lezhë, një furgon mallrash ka përplasur një 17 vjeçare teksa kjo e fundit po kalonte rrugën sipas burimeve në vendngjarje.
E aksidentuara është shtetasja Danjela Marku, e cila sipas mjekeve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Javanews/a.cupaj