Probleme për Atletico Madrid, por mbi të gjitha për trajnerin Diego Pablo Simeone. Njeriu më i besuar i teknikut argjentinas dhe përgatitësi atletik i skuadrës, Oscar Ortega është arrestuar nga policia në orët e para të mëngjesit të së martës.
Shkak janë bërë akuzat për dhunë në familje.Siç raporton e përditëshmja spanjolle “AS”, policia është njoftuar me një telefonatë për atë që ndodhte në familjen Ortega dhe pasi mbërriti atje i vendosi prangat 60-vjeçarit.
Oscar Ortega njihet nga të gjithë si krahu i djathtë i Diego Pablo Simeone dhe është pjesë e stafit të tij teknik që nga viti 2006. Po ashtu, përgatitësi atletik uruguajan është i famshëm për stërvitjet e forta që i nënshtrohen futbollistët e Atletico Madrid. Pavarësisht se lajmi nuk është përgenjeshtruar, nuk ka ende nje reagim zyrtar nga klubi madrilen./a.meta