Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ne vijim te turit te takimeve me qytetaret, eshte ndalur sot ne qytetin e Shkodres. Takimin e pare te dites, ne nje mot me shi, Basha e zhvilloi me tregtarët, te cilet ndane me te shqetesimin e madh per renien e punes.
Biseda me tregtaret
Lumturia, tregtare: As sefte s’kam bërë
Basha: Sa kohë ke që punon këtu?
Lumturia, tregtare: Tre vjet jam për sevap. Bashkëshortin e kam në kemp, fëmijët pa punë. Duan të ikin. Kemi ditë punojmë shumë pak. Ishin në gjermani u kthyen dhe e kemi peshqesh prej Edi Ramës.
Basha: Këta mendojnë vetëm për veten e tyre. Popullin e kanë harruar vetëm i marrin taksat.
Lumturia, tregtare: Me pension vetëm hamë bukë. Ku të paguaj dritat? Ujin? Si të jetoj me 127 mijë lek? I kam lexuar të gjitha në gazetë. Unë s’ja jap votën PS sa të kem jetën.
Basha: E kemi në dorën tonë ta ndryshojmë. Shkodra, ti Lumturi dhe Shqipëria keni shpresë. Mjafton të bëhemi të gjithë bashkë dhe të merrni fatin tuaj në duart tuaja. Kjo është ftesa për 16 shkurtin. Më 16 shkurt të bëjmë një betejë që të rikthejmë një qeverisje që mendon për vendin dhe jo për veten e vetë.
Tregtare: Kemi dalë, fresk po rrimë. Çfarë me bë kur s’ka punë. Njerëzit kanë ikur të gjithë.
Basha: Sa kohë keni që e keni hapur këtë dyqan?
Tregtare: Ne jemi pensioni me ndihmu veten. Me 100 mijë lek pension, çfarë kemi me bë? Asgjë. Paguajmë sigurimet kot. Ikin sigurimet kot!
Basha: Në një vend ku nafta është më e shtrenjta në Europë dhe rrogat dhe pesnionet janë më të ulëtat në Europë mos prisni që të keni xhiro.
Tregtare: Normale, kjo është. Ka mbaru çdo gjë këtu. S’di ca ka me u bë.
Basha: Çfarë ka për t’u bërë. Të ulet çmimi i naftës, me ul çmimin e energjisë, me rrit pensionet, me ul taksat tuaja. Të ndizen motorrët e ekonomisë. Por së pari duhet të largojmë këtë qeveri që e ka mendjen vetëm me mbush xhepat e vetë.
Takimi me zonjen me aftesi te kufizuara
Qytetare, invalide: Pensioni nuk po na del as për ilaçe. 1500 lek një kilogram presh. Ça me ble më parë. Frutat s’i shofim me sy. Me këtë pension çfarë me ngrënë, çfarë me pi.
Basha: Prindi i keq e shkatërron shtëpinë, qeveria e keqe shkatërron vendin.
Qytetare: Me u çu të tërë e me e heq atë farë!
Basha: Të gjithë bashkë më 16 Shkurt!
Qytetare: Jam kështu (në karrocë invalidi), por atje kisha ardh!
/a.meta