4 persona janë arrestuar këtë të martë për tentativë për vrasjeje dhe vjedhje në qytetin e Vlorës, ku njëri nga personat është arrestuar në flagrancë. Mësohet se në pranga është vendosur një 50 vjeçar me inicialet L.B banues në Vlorë, i cili akuzohet për veprat penale të Vrasjes me paramendim të mbetëtur në tentativë në bashkëpunim si edhe mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve.
Policia e Vlorës bën me dije gjithashtu se 3 personat e tjerë të arrestuar janë Kristi Balli, 24 vjeç dhe Ermal Arapaj, 28 vjeç, të dy këta banues në Vlorë.
24 vjeçari i arrestuar Kristi Balia akuzohet se në gusht të vitit 2018-të dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A.M, ndërsa 28 vjeç Arapaj akuzohet për veprën penale të vjedhjes dhe për të cilën Gjykata e Vlorës ka caktuar 1 vit burgim për veprën penale moskallëzim krimi.
Gjithashtu bëhet e ditur se është arrestuar në flagrancë edhe një 29 vjeçar, me inicialet A.G.pasi në lagjen “Isa Boletini” dyshohet se ky shtetas ka vjedhur disa sende me vlerë në banesën e shtetasit K.Sh në Vlorë.
Njoftimi i plotë i policisë:
Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, gjatë 24 orëve të fundit kapen nga Policia e Vlorës 3 persona të shpallur në kërkim.Gjithashtu është arrestuar në flagrancë për vjedhje edhe një person tjetër Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kundër Personit dhe Pronës kanë bërë ndalimin e shtetasit në kërkim L. B., 50 vjeç, banues në Vlorë. Ndalimi i tij u bë mbi bazën e Urdhërit të Ndalimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, si i dyshuar për veprat penale “Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga nenet 78, 22, 25, 278 të Kodit Penal.
Ngjarja i referohet datës 6 Gusht 2018, ku në lagjen “Pavarësia” Vlorë, L.B, dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A.M.Kristi Balli, 24 vjeç, banues në Vlorë.
Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale të “Vjedhjes”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal. Ermal Arapaj, 28 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Vlorë.
Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Moskallëzim krimi”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi A.G., 29 vjeç, pasi në lagjen “Isa Boletini” dyshohet se ky shtetas ka vjedhur disa sende shtëpiake në banesën e shtetasit K.Sh.
/a.meta