Sot në orën 10:00 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pritej që të jepte vendimin për drejtuesen e Krimeve të Rënda, Donika Prela. Por, Komisioni i Vettingut mëngjesin e sotëm njofton se ka shtyrë vendimin për në datë 5 shkurt. Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare theksohet se shtyrja është bërë për për shkaqe të arsyeshme.
‘Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se, për shkaqe të arsyeshme, seanca e shpalljes së vendimit për subjektin e rivlerësimit, Znj. Donika Prela, me detyrë drejtuese e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, përcaktuar në datë 29.01.2019, ora 10:00, do të shtyhet për në datë 05.02.2019, ora 9:00. Kjo seancë do të mbahet në të njëjtën sallë në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë’ thuhet në njoftimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit./a.meta