Nuk u “ngop” me faktin se kreu marrëdhënie seksuale me një grua të martuar, por tentoi që ta shantazhojë për herë të dytë dhe si përfundim doli nga takimi i “nxehtë” me pranga në duar.
Kjo është historia e një 25 vjeçari shqiptar, i arrestuar nga karabinierët në Peruxhia. Emri i të riut nuk bëhet publik, por historia e tij është dhënë me detaje në median italiane. I riu e kishte njohur në shtator të vitit të kaluar 30 vjeçaren italiane përmes rrjeteve sociale.
Kjo e fundit pas shumë bisedave kishte dërguar disa foto intime, të cilat më vonë shqiptari i përdori si mjet shantazhi për të kryer marrëdhënie seksuale me gruan.
Herën e parë me premtimin se i riu do t’i fshinte fotot, dukej sikur gjithçka do të zgjidhej. Shqiptari e takoi në një pikë karburanti të renë dhe kryen marrëdhënie seksuale. Por shqiptari nuk u “ngop” me kaq, shkeli premtimin e dhënë dhe i kërkoi sërish 30 vjeçares seks. Italiania mori kësisoj kontakt me policinë dhe në atë që për shqiptarin do të ishte hera e dytë “e fatit”, rezultoi të ishte dita e prangosjes së tij./a.meta