Ajo është munduar të lërë pas të shkuarën, pranon se ka qënë disi e ngarkuar psikologjikisht dhe tregon çfarë e ka mërzitur nga shkarkimi si ministre. E ftuar në emisionin “A Show” në News 24, Nikolla thotë se nuk është mërzitur se e shkarkoi Rama, pasi është e vetëdijshme se “gota i plasi në dorë”, por mërzitet për faktin se pse një gjë e tillë, pra protestat ndodhën dhe atakuan pikërisht sektorin e saj.
Krasta: Teksa shkëmbenim mesazhe teksa të shkruaja që do bënim intervistë, nuk e di në e mbani mend ju thatë që Adi këtë javë jam psikologjikisht e ngarkuar…Pse ishit ju psikologjikisht e ngarkuar?
Nikolla: Po sigurisht, se kalimi nga një gjëndje në një gjendje tjetër… Unë nuk mund të bëj të paditurën dhe të mos e përsëris prapë: Gota u thye në dorën time!
Krasta: Pra, ju u mërzitët që u shkarkuat…
Nikolla: Jo nuk u mërzita që u shkarkova, por pse pikërisht në sektorin tim, në sektorin e Arsimit të Lartë dhe në një mënyrë krejt të beftë dhe pa pasur përshkallëzime, sepse gjithmonë protestat studentore kanë një lloj përshkallëzimi, unë thjesht i kam parë poshtë dritares sime një masë të madhe studentësh për të vijuar pastaj me gjithçka tjetër që ju e dini. Kjo ka qenë një moment që nuk e kam përjetuar, qoftë edhe me ngarkesat e gabimeve që mund të jenë bërë.
Nikolla: Përgjigjen e mospranimit të dorëheqjes, Nikolla thotë se e di vetëm Rama
Krasta: Zonja ish-ministre e Arsimit, unë kam mësuar që kur një ose dy ditë pasi filluan protestat ju i ofruat kryeministrit dorëheqjen, a mund ta di pse nuk e pranoi ai?
Nikolla: Këtë pyetje mund t’ja beni kryeministrit, Unë do të bëja gjithçka që doialogu me studentët të zgjidhej dhe studentët t’i ktheheshin sa më parë auditorëve dhe mësimit.
**
Nikolla: Ishte një moment i fortë që le të themi gota plasi në dorën time dhe normal që unë duhet të largohesha, por arsyet e tjera për t’i dhënë një energji të re dhe një reflektimi të thellë, kryeministri por jo vetëm gjithë mazhoranca dhe qeverisja falë edhe protestës së studentëve ndodhi dhe u pa e arsyeshme që duhej një sinergji dhe një skuadër e re për të ecur përpara me programin e qeverisë.