814 – Vdiq Karli I i Madh, mbreti i Francës nga viti 768 dhe perandori romak-gjerman prej vitit 800, kur u kurorëzua nga Papa Leoni III. Ai ka zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme mbretërinë dhe u bë mjeshtër i pothuajse të gjithë Evropës Perëndimore dhe Qendrore. Ai paraqiti një sistem të vasalëve mbretërore me anë të të cilëve ai u jepte zotërime të trashëguara (feude) dhe kështu me kete mase krijoi klasën sunduese të pronarëve të mëdhenj tokësorë.
1887 – Lindi pianisti i madh polak Artur Rubinstein.
1935 – Islanda u bë vendi i parë në botë ku aborti u legalizua.
1939 – Vdiq poeti irlandez dhe shkrimtari i dramës William Butler Yeats, figura më e rëndësishme e Rilindjes Kombëtare Irlandeze, një nga themeluesit dhe kreu i Teatrit Kombëtar (Teatri Ebi). Veprimtaria e tij frymëzoi lulëzimin e dramës kombëtare irlandeze, ai vetë gjithashtu mori pjesë në jetën politike publike dhe ishte senator nga 1922 deri më 1928. Ai mori Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1923. (b.an)