Komisioni i Ekonomisë është shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Gjatë diskutimeve ku po raportonte ministrja e Financave, Anila Denaj, kryetari i komisionit Arben Ahmetaj tha se qeverisa është e vendosur për të mos hequr dorë nga PPP. Ndërsa deputeti i PD, Edmond Spaho tha se ato koncesione duhen anuluar sepse janë korruptive.
Pjesë nga debati
Anila Denaj: Ka një iniciativë për ligjin që po kalon dhe po diskutohet, ky ligj sigurisht që do të shikojë të gjitha aspektet brenda hapësirave ligjore. Është platformë më e gjërë diskutimi. Kjo do të ishte qasja ime sot.
Edmond Spaho: Nuk u kënaqa me përgjigjen, të japë edhe unë reagimin tim tani. Çështë ky zevzekllëk kështu, për çdo rast me ndërhy.
Arben Ahmetaj: Zoti Spaho do ta merrni fjalën
Edmond Spaho: Unë nuk po gjuaj me kurë, unë fjalë po them.
Arben Ahmetaj: Patjetër që nuk po gjuani me gurë, por me radhë. Këtu ka një iniciativë të ndërmarrë nga qeveria, një ligj të dorëzuar në parlament në dhjetor të këtij viti që rishikon kuadrin e koncesione. Por unë dua të shtoj këtu në emër të mazhorancës që ne nuk do heqim dorë nga zhvillimi i investimeve publike dhe nëpërmjet instrumenteve të koncesionit dhe PPP. Unë e kam thënë, diskutimi që ju bëni është tallje me njerëzit. Ju i thoni popullit të Dibrës që nuk meritoni rrugë, i thoni popullit shqiptar që nuk duhet të ketë aeroport etj. Kemi një sërë shembujsh. Përpjekje juaj për të demonizuar PPP shkon në kundërshtim me interesin publik dhe me zhvillimin ekonomik të vendit.
Edmond Spaho: Mos përpiqemi të veprojmë si struci, ju a po i anuloni PPP e pakërkuara në korrik?! Pse? Sepse kanë dhënë efekt negativ, sepse ndyshe do të vazhdonit. Fakti që po i anuloni do të thotë që jua kanë vënë litarin në fyt. Ka një qëndrim të ashpër të FMN për PPP e pakërkuara. Deputetët holandez thanë që praktika e ndjekur për ndërtimin e aeroportit të Vlorës është në kundërshtim me kriteret e BE për organizimin e tenderimit të parave publike. Është normale të harxhojmë 20 mln euro për 1 km tenderim?! Mirë ajo rruga që na qenka e domosdoshme, por kjo rruga këtu me 20 mln euro është e domosdoshme?!
Arben Ahmetaj: Nuk kanë thënë. Çdo gjë që kalon me ligj është e ligjshme.
Edmond Spaho: Sepse të gjithë janë ushtarë dhe ngrenë dorën.
Arben Ahmetaj: Ku e ke qëndrimin e Komisionit Evropian të shkruar.
a.cupaj