Sot shkrimtari i madh, Ismail Kadare feston 83-vjetorin e lindjes.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, shprehet se, kombi shqiptar është me fat që ka një kolos të tillë krijues të përmasave botërore, një personalitet unikal e të papërsëritshëm dhe sinonim të letërsisë shqipe, që e bëri atë të vyer, të vlerësuar dhe të lexuar në 45 gjuhë të ndryshme.
“Shumë urime, shëndet, jetë të gjatë dhe sa më shumë suksese në krijimtarinë e tij të ndritur”, thekson Presidenti Meta në urimin e tij.
/a.rada