Përpjekjet e kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe kryeministrit Ramush Haradinaj për t’i relativizuar deklaratat e Shteteve të Bashkuara rreth taksës mori goditje nga Ambasada e këtij vendi në Prishtinë.
Në lutjet e përsëritura në disa raste që të hiqet e taksa, Shtetet e Bashkuara paralajmëruan të premten autoritetet e Kosovës se do të përballen me pasoja nëse vazhdojnë ta mbajnë në fuqi këtë masë, shkruan Koha Ditore.
SHBA-ja taksën e konsideron kundër interesave të saj strategjike dhe minim ndaj përpjekjeve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.
Në zyrën e kryeministrit nuk kanë treguar nëse do të lëvizin nga qëndrimi betonues për taksën.Kryeministri Haradinaj ka përmendur kushtin që të arrihet një marrëveshje për të gjitha aspektet ekonomike me Serbinë, ku do të përfshihej edhe suspendimi i taksës.
Haradinaj dhe Veseli në disa raste kanë insistuar se Amerika nuk ua ka kërkuar pezullimin e taksës duke u arsyetuar me atë se kjo masë nuk është e drejtuar kundër ShBA-së, por kundër Serbisë. Kjo qasje, sipas analistit Imer Mushkolaj, është tendencë që të manipulohet me qëndrimin amerikan rreth taksës. (b.an)