Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën me rehabilitimin e qendrës shëndetësore në fshatin Lapardha të Beratit.
Vetë pacientët dhe stafi janë shfaqur të kënaqur nga ndryshimi i bërë për shkak se më parë qendra ka qënë në kushte shumë të vështira.
“Ka qënë shumë keq, më lagështirë. Banja ishte copë-copë, kurse tani është shumë mirë,”-shprehet një paciente.
Ndërsa doktori i qëndrës, Leonard Kumaraku tha se: Kushtet nuk kanë qënë të favorshme dhe as komode. Sot gjithçka është e bardhë ashtu si bluza dhe misioni që kemi për të kryer këtë profesion.
Në postimin e tij kryeministri Rama shkruan se kjo është një nga 300 qendrat shëndetësore ku “përplaseshin” pa asnjë lloj shansi për t’u ndjerë njerëz, qindramijëra shqiptarë.
“MIRËMËNGJES
dhe me një tjetër nga 300 qendra shëndetësore, ku prej qyshse nuk mbahet mend përplaseshin pa asnjë lloj shansi për t’u ndjerë njerëz, qindramijëra shqiptarë, si edhe me vetëdijen se as këto nuk mjaftojnë jo, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri./a.cupaj