Deri në fund të vitit në Gjirin e San Franciskos në Kaliforni, do të hyjë në funksionim trageti i parë me hidrogjen, me zero emetime ndotëse.
‘Water Go Round’ është emri i saj dhe do të jetë një katamaran 21 metra i gjatë, i aftë për të mbajtur 84 pasagjerë deri në 22 nyje shpejtësi, me një autonomi dy-ditore.
Gjithashtu, do të ketë një bateri prej 100 kilovat për të plotësuar hidrogjenin.
Projekti u përgatit nga Golden Gate Zero Emission Marine, një furnizues i sistemeve të energjisë së pastër për automjetet detare dhe nga Bordi i Rezervave të Kalifornisë në Kaliforni, një agjenci shtetërore kundër ndotjes.
Kompania Red & White do të menaxhojë katamaranin në Gjirin e San Francisco.
/a.rada