I riu Armano Elezi 23-vjeç është arrestuar në Shqipëri. Ai u kishte shpëtuar autoriteteve italiane dhe rezultonte i shpallur në kërkim.
Shqiptari ishte anëtar i një grupi që kishte trafikuar 2 tonë kanabis përmes detit drejt Italisë. Mediat italiane bëjnë të ditur se ai është ndaluar në vendin tonë.
Në 2016 kur u zhvillua operacioni që dërgoi në pranga 5 trafikantë të tjerë shqiptarë, Elezi arriti që të shpëtonte duke u arratisur, por pas tre vitesh u prangos.
Tashmë ai pritet që të ekstradohet drejt vendit fqinj për t’u gjykuar për akuzat që janë ngritur kundër tij, ndërsa policia shqiptare deri tani nuk ka dhënë asnjë njoftim.
/a.rada