Ish-deputeti Eduard Ndocaj, i njohur nga të gjithë si “kaubojsi”, është biznesmen dhe me një pasuri të konsiderueshme.
I ftuar këtë të shtunë në “Xing me Ermalin”, Ndocaj i është përgjigjur edhe pyetjeve nga Facebook, ku një komentues e pyeste: “Si i ke bërë 100 mijë eurot e para?”
Ndocaj fillimisht u përgjigj “Me punë”, por më pas për të qenë më korrekt vendosi të tregojë si i fitoi me anë të një tenderi të cilin as nuk e kishte parë fare.
“Unë jam marrë me ndërtim dhe tenderi i parë që ka qenë më i madhi, ka qenë në vitin 2001.
Ishte akoma lireta dhe nuk e kam parë fare projektin. Thashë po do e marr dhe fitova 100 milion lireta”, tregoi Ndocaj.
/a.rada