Një shqiptar i cilësuar si tejet i rrezikshëm në organizimin e trafikimin e emigrantëve drejt Anglisë, është ekstraduar drejt Belgjikës.
Bëhet fjalë për shqiptarin Alket Dauti, i cili u arrestua në Londër, në muajin qershor të vitit të lënë pas.
Këtë të premte, ai u ekstradua drejt Belgjikës, për të vuajtur dënimin prej 10 viteve burg, si dhe do i duhet të paguajë 720 mijë euro gjobë.
Kapja e tij u bë nga hetimet mes autoriteteve britanike me ato belge, pas dyshimeve se drejtonte një grup që trafikonte përkundër pagesës, gra dhe fëmijë nga Belgjika drejt Anglisë, të cilët i fshihet në kamionë.
Emigrantët i kalonte me kamionë të ndryshëm, ku shoferët i paguante, ndërsa më tej i zbriste në portet e Britanisë së Madhe.
Sipas policisë britanike, Alket Dauti i trajtonte emigrantët si mall, pa konsideruar rrezikun që iu kanosej, duke i fshehur në kamionë.
/a.rada