Zhdukja e avionit me të cilin po fluturonte Emiliano Sala nga Nantesi në drejtim të Kardifit, ka prekur të gjithë dhe sidomos boptën e futbollit.
Pak ditë më parë, Policia e Guerneseiot vendosi të tërhiqej, duke i dhënën fund kërkimeve për gjetjen e tij, gjë kjo që nuk u prit mirë nga askush.
Me këtë rast, gjesti më unik vjen nga Anglia, ku mesfushori francez N’Golo Kante ka kërkuar që të rinisin sërish kërkimet për gjetjen e Salës dhe të gjitha shpenzimet që do të bëhen për gjetjen tij, do t’i paguajë vetë Kante.
Ky vendim i francezit, është përshëndetur nga të gjithë dhe pritet që të ketë edhe të tjerë futbollistë që ofrojnë shuma parash për të nisur kërkimet në det.
Sakaq, në rrjetet sociale ka nisur një fushatë nga të gjithë futbollistët, tifozët e jo vetëm për të nisur dhe njëherë tjetër kërkimet për Salën dhe ata duan që të mos ndërpriten deri në momentin që ka të dhëna në lidhje me të.
a.cupaj