Kryeministri Edi Rama ka hapur ekspozitën e tij personale në Berlin, Gjermani. Mes copëzave artistike të krijuara nga vetë Rama, ka edhe disa punime të veçanta
Nga copat e letrës të mbledhjeve të qeverisë apo axhenda, këtë herë kryeministri ka marrë me vete në një formë jo fizike, disa nga ish-ministrat apo vartësit e tij. Janë disa copa letrash ku janë emrat e Fatmir Xhafajt, Saimir Tahirit apo Ben Ahmetajt.
Në mesin e tyre dhe një porosi e pikturuar, ku ndodhet emri i Ëngjëll Agaçit, i cili është Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë.
“Telefono Engjellin”, shkruhet në pusullën e pikturuar nga Rama ashtu si dhe ato ku ndodhen emrat e ish-ministrave. Me sa duket kreu i qeverisë, me gjithë pasionin e tij për pikturën nuk mund të shkëputet nga politika.
Nderkohe qe e gjithë familja eshte në përkrahje të babait artist.
Dhe ku ka më bukur se të gjithë të jenë të bashkuar dhe të qeshur?
Edhe pse vetë kryeministri e Shqipërisë Edi Rama ka qenë i rezervuar në daljet publike me djalin e vogël, Zahon, duket se ai merr vëmendjen maksimale sa herë është përkrah Ramës.
a.cupaj