Këshilli Bashkiak i Elbasanit miratoi në mbledhjen e djeshme projektin për rikualifikimin e teatrit “Skampa”. Deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi teksa ka shpërndarë projektin, thekson se është i ndarë në tre faza, ndërsa parashikon rikonstruksionin e ambienteve të brendshme të cilat janë të amortizuara, ngrohjen qendrore të godinës dhe fasadën për ta sjellë në kohë.
“Teatri “Skampa” është i vetmi objekt kulturor në qytetin e Elbasanit, i ndërtuar rreth viteve 1935. Gjendja fizike e godinës së teatrit, fasadat dhe ambientet e brendshme janë tepër të amortizuara, po ashtu fasada e shumë viteve më parë stonon me pamje e përgjithshme të qytetit.
Rikonstruksioni i teatrit tashmë është emergjent pasi ambientet e brendshme pengojnë zhvillimin normal të aktiviteteve për shkak të degradimit të tyre. Po ashtu vendosja e izolimit akustik në sallën e orkestrës dhe baletit është nevojë emergjente pasi pengon kryerjen e aktiviteteve të artistëve. Për t’u theksuar është fakti se mungon totalisht termoizolimi i strukturës, e po ashtu shtresat, rafinatura, dhe tualetet janë jashtë funksionit.
Godina e re do të shkojë përshtat gjithë ndryshimeve që ka pësuar qytetit, do të garantojë komoditet për artistët në punën e tyre dhe komoditet për artëdashësit. Elbasanasit në historinë e tyre kanë treguar dhe vazhdojnë të tregojnë se e duan artin dhe të bukurën” shprehet deputetja Kushi. Projekti është bërë nga Kliton Kapaja. Pak vite më parë teatri u përfshi nga flakët./a.meta