Rritja herë pas here e çmimit të paketave të cigareve bëri që shumë duhanpirës t’i zëvendësojnë ato me cigare të dredhura. Sipas të dhënave më të reja të INSTAT-it, në 10 vitet e fundit mbi 7% e shqiptarëve kanë hequr dorë nga duhanpirja.
Sipas Ministrisë së Financave, nga 2010 deri në 2017, importi i cigareve është ulur me 31%, pra shumë më ndjeshëm se numri i duhanpirësve.
Meshkujt e konsumojnë më shumë duhanin se femrat. Ndërkohë, sipas mjekëve, duhanpirja është një nga burimet më të mëdha të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së parakohshme. Kanceri i mushkërive është shkaku kryesor i vdekjes që vjen nga duhanpirja./a.meta