Prej disa ditësh përflitet se blogerja shqiptare Lori Hoxha i ka dhënë fund lidhjes 6-vjeçare me të dashurin e saj Vis Bajraktari.
Pavarësisht se ansjëri nuk ka konfirmuar asgjë postimet në rrjetet sociale tregojnë të kundërtën.
As Lori dhe as Visi nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe me postimet që bëjnë duket sikur hedhin ‘kunja’.
Para pak minutash Lori ka publikuar një foto ku tregon se është rikthyer në Londër, aty ku edhe po studion. “Mjalti nën dritën e diellit,”- shkruan Hoxha krahas fotos dhe duket sikur i tregon Visit se çfarë ka humbur. (Shqiptarja.com)