Trajneri i Monaco, Thierry Henry është pezulluar nga drejtuesit e klubit. Deri në një vendim të dytë për të ardhmen e .. ai nuk do të jetë më në krye të pankinës bardhekuq. Pezullimi i tij ka ardhur nga rezultatet e dobëta që ka pasur klubi i principatës në këtë sezon në Ligue 1, duke u renditur e parafundit në tabelë.
3 fitore ka arritur Henry me klubin francez dhe 15 pikë ka arritur të grumbullojë në 21 javë të kampionatit.
Për synimet dhe kapacitetin që ka klubi i Monaco këto rezultate cilësohen ‘dëshpëruese’ nga drejtuesit e klubit të cilët do të vendosin për të ardhmen e Henry këto ditë. Ndërkohë ekipin do e drejtojë zëvendëstrajneri Franck Passi.