I ftuar në emisionin ‘Opinion’ të Blendi Fevziut, ish kryeministri Sali Berisaha ka folur ndër të tjera edhe për protestën e opozitës në 16 shkurt. Berisha u shpreh se opozita ndodhet në një betejë përfundimtare për të rrëzuar regjimin e kryeministrit Edi Rama.
I pyetur se si do të rrëzohet ky regjim, Berisha u shpreh se do përdoret çdo mjet.
“Opozita po del përballë historisë, dhe ky është një moment i jashtëzakonshëm për popullin opozitar dhe partitë opozitare. Opozita ka vendosur në një betejë përfundimtare të përballet dhe të përmbysë regjimin e kakistokracisë.
Nëse ka një regjim që keqëson me standardet e veta, pas Enver Hoxhës, është regjimi i Edi Ramës. Është filmi që qarkullon këto ditë për mafien shqiptare, një damkë e keqe.
Opozita, ose do të përmbysë këtë regjim. Do ta heqim me të gjitha mjetet”, deklaroi Berisha.