Mediat në Kosovë kanë raportuar detaje të reja lidhur me vdekjen e turkut Nejdet Cesuroglu alias Lavdërim Limani, në kërkim nga policia shqiptare për laboratorin e heroinës në Has.
Aksioni policor në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë u realizua më 2 dhjetor 2018.
Atë mbrëmje, sipas raportimeve të mediave kosovare, katër persona u arrestuan dhe në një banesë rrugën “Jakovë Xoxa” u gjet një person i pajetë bashke me 113 kilogramë heroinë.
Rrethanat e vdekjes së Cesuroglu janë ende të panjohura, referuar raportimeve të fundit të mediave në Kosovë.
Katër personat e arrestua, S.Sh., M. Gj., Xh. Sh. dhe M. K. janë nga Shqipëria, konfirmoi një zyrtar i policisë së Kosovës.
Riza Shillova, drejtor i Departamentit për Hetime në Policinë e Kosovës tha se Policia ka një kohë të gjatë që ka qenë duke e hetuar këtë grup.
“Ndërsa rasti i mbrëmshëm ka të bëjë me një operacion që ka qenë duke u zhvilluar qe një kohë të gjatë ku ka rezultuar me arrestimin e katër personave. Katër të arrestuarit janë shtetas të Shqipërisë dhe sa i përket luftës ndaj narkotikëve kërkoj gjithashtu ndihmën e shteteve fqinje, pasi është një problem global. Detaje tjera për rastin nuk mund të zbulojë”, ka thënë Shillova në një konferencë për mediat një ditë pas aksionit. “Droga është gjetur në vendin ku është gjetur i vdekur edhe një person”, konfirmoi ai.
Hetimet për këtë grup kriminal kanë filluar që në dhjetor 2017, zbulohet në një dokument të Prokurorisë së Prishtinës.
/a.rada