Presidenti Ilir Meta ka vendosur kurora me lule tek shtatorja e Ismail Qemalit, themeluesi i shtetit shqiptare dhe “ati” i shpalljes së Pavarësisë.
Në 100 vjetorin e ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit, Kreu i shtetit shqiptar tha se sot është momenti kur të përkulemi para veprës dhe kontributit të Ismail Qemalit, për një Shqipëri Europiane.
I pyetur për kandidaturën e tij për kreun e KLSH, të cilin qeveria ka paralajmëruar se do ta rrëzojë pasi nuk plotëson kriteteret ligjore dhe është përfaqësues i LSI, Meta tha se është udhëhequr në vendimin e tij nga Kushtetuta dhe interesi Kombëtar
“Kushtetuta, interesi kombëtar dhe publik janë të vetmet që më udhëheqin në veprimet dhe aktet e mia”, tha Presidenti
Kreu i shtetit foli edhe për delegimi e Cakajt si ministër i Jashtëm
“Nuk kam asnjë koment mbi organizimin e brendshëm të qeverisë. I kam të qarta kompetencat e mia”, u shpreh presidenti
Javanews/a.cupaj