Kryetari Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka i ftuar në emisionin “Arena” në “Ora News” kritikoi mënyrën si kryetari i opozitës po shkon drejt zgjedhjeve lokale. Ai solli si shembull rastin e zgjedhjeve për pushtetin vendor në Durrës.
“Basha ka një defekt, nuk ka një strategji të përcaktuar. Këto janë zgjedhje vendore. Durrësi ka disa faktorë dhe ka një kryebashkiak të konsumuar.
Ky që është shefi i opozitës duhet të bashkojë gjithë aktorët. Të flasë me të vetët që i ka të përçarë, të flasë me mua që kam 400 vota. Ka një logjikë. Edhe një idiot me plan mund të mundi një gjeni pa strategji” – tha Duka
a.cupaj