Deputeti Dashamir Shehi tha se dyshon tek një pakt midis kryeministrit Rama dhe kryetarit të opozitës Basha.
Deklaratën e bëri në emisionin “Arena” nga Dritan Hila mbrëmjen e së mërkurës teksa kreu i LZHK shtoi se sistemi zgjedhor ka degraduar.
Deputeti Shehi tha gjithashtu se në Shqipëri po ndodh një dramë e madhe dhe nuk ka barazi mes subjekteve politike.
Pjesë nga debati:
Hila: Nuk dyshoni që ka një lloj pakti midis dy të mëdhenjve?
Shehi: Dyshoj edhe unë. Jam dyshues prej natyre.
Hila: Bile ka hyrë edhe LSI-ja në këtë valle.
Shehi: Pavarësisht kësaj, unë i drejtohem aleatëve tanë dhe them në qoftë se nuk ndryshohet sistemi zgjedhor, nuk e votoj. Pse nuk e votoj?
Duhet të merremi me sistemin, pasi sistemi ka degraduar. Është antikombëtar.
Ne kemi një Shqipëri të vogël. Po biem! Dramë e madhe.
E kemi ndarë në 12 kolegje elektorale. Këtu barazi nuk ka.