Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i ka bëtrë apel opozitës të rikthehet në Kuvend. Ai ka folur nga Kryesia e Kuvendit për gazetarët ku tha se PD duhet të depozitojë propozimet për anëtarë të KQZ si partia më e madhe e opozitës.
Balla i ka bërë thirrje opozitës që të rikthehet në Kuvend për të bërë të gjitha ndryshimet e nevojshme për Kodin e ri Zgjedhor.
“PD të marrë përgjegjësitë lidhur me miratimin e paketës së reformës zgjedhore, është rasti që partitë të heqin dorë nga administrimi i procesit zgjedhore dhe të jetë një trupe e pavarur që ta administrojë, për herë të parë në 27 vite shumica i ka dhënë mundësinë opozitës, që të jetë ajo që të shkruajë ndryshimet dhe maxhoranca të ofrojë numrat në Kuvend për ta miratuar, rasti të eksplorojmë për herë të parë teknologjinë në zgjedhje. Në shkurt të 2017 PD hyri në bojkot me protestë 90 ditore që kishte të bënte me testimin e teknologjisë. Tani është rasti t’u japim grave të jenë të përfaqësuara në këshillat bashkiake dhe partitë të mos mjaftohen me gjobat në KQZ por të rrinin barazinë gjinore në Kuvend
Së pari ne presim që PD të depozitojë në Kuvend dy anëtarët për KQZ, i takojnë partisë më të madhe në opozitë dhe PD ka detyrimin institucional që të depozitojë kandidaturat përkatëse”, deklaroi Balla.
Sipas Ballës, sot është i depozituar në Kuvend një draft i shkëlqyer që garanton standarde të larta në refleksion të gjithë rekomandimeve të OSBE ODIHR.
“Por nuk është vetëm kodi ai që garanton zgjedhjet, por vullneti politik mes palëve, apeli im është; PD një orë e më parë të vijë në Kuvend, seanca me e parë eshte në 30 janar në mënyrë sinjifikative ne kemi zgjatur mandatin e komisionit të reformës zgjedhore me 30 ditë, që të mos humbim më kohë. Gjithë shqiptarët e dinë që PD po ngre skeletin e alibisë së humbjes së radhës në 30 qershor”- tha Balla.
a.cupaj