Prokuroria e Krimeve të Rënda përfundon hetimet dhe çon për gjykim autorët e vrasjes së Devi Kasmi, ngjarje kjo e ndodhur në datën 29 janar 2018 në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.
Për këtë ngjarje janë vënë nën akuzë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal ish-speciali grek Efthimios Efthimiu si ekzekutori i Kasmit, Aurel Hoxhallari alias Altin Hoxhallari, Elton Habilaj, Marvin Dinellari, Elton Hoxhallari dhe Marjo Meshini.
Hetimet për këtë dosje janë ndjekur nga prokurori Besnik Muçi.
Prokuroria ka konkluduar se këta shtetas njihen me njëri-tjetrin dhe kanë planifikuar vrasjen prej disa muaj para se ta ekzekutonin.
Nga hetimet ka rezultuar se autorët qëndronin në një banesë në kombinat dhe shtetasin grek në Shqipëri, sipas akuzës e ka sjellë Aurel Hoxhallari.
Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të caktojë trupin gjykues dhe datën e seancës.
a.cupaj