Policia e Shtetit ka mundur të arrestojë dy autorët e dyshuar të trafikut të kanabisit të mbetur në tentativë një ditë më parë në grykëderdhjen e Vjosës.
Ata janë A.A. 39 vjeç dhe E.Xh. 33 vjeç.
Në këtë operacion u angazhuan një grup i posaçëm i Drejtorisë së Hetimit në Policinë e Shtetit, Policitë e Fierit, Vlorës, Elbasanit dhe Lezhës, si dhe prokurorë të Krimeve të Rënda.
Dy të arrestuarit dyshohet se janë poseduesit e lëndës narkotike rreth 1 ton kanabis që do trafikohej drejt Italisë më 22 Janar, rast i parandaluar dhe goditur gjatë operacionit të koduar “Vjosa”, të zhvilluar nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Guarda di Finanza.
a.cupaj