Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton abonentët e energjisë elektrike se do të këtë ndërprerje të energjisë në rrugën “Muslim Shyri”, shkak se po punohet të kabina “Ekspozita” për vendosjen e çelave të tensionit të mesëm. OSHEE shpjegon se në vijim të punimeve për mirëmbajtjen e rrjetit, sot do të punohet deri në orën 14:00 në kabinën “Ekspozita” për vendosjen e çelave të tensionit të mesëm.
Po ashtu, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike shpjegon intervalin e ndërprerjes së energjisë ku pa energji deri në orën 14:00 do të mbeten abonentët pranë zonës së ish-Ekspozitës dhe rruga “Myslym Shyri” pjesërisht./a.meta